Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj, paraqitet në SPAK
Personi që shihni në këtë foto është Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres së Jashtme Elisa Spiropali.
Siç dallohet qartë nga pamjet e siguruara, Totaj shfaqet në momentin kur hyn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Fotoja, e verifikuar nga VNA dhe e dërguar nga një lexues i Publik.al, tregon qartësisht se bashkëshorti i ministres ka hyrë në godinën e institucionit të drejtësisë speciale gjatë paradites së sotme.
Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK mbeten ende të paqarta. Deri më tani, nuk ka një komunikatë zyrtare nga prokuroria për natyrën e thirrjes apo ndonjë procedim konkret ku mund të jetë përfshirë.
Totaj, bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit dhe aktualisht ministres së Jashtme, është një figurë që rrallë shfaqet publikisht, çka e bën edhe më domethënëse praninë e tij në institucionin e hetimeve të posaçme.
Publik.al po verifikon nëse bëhet fjalë për një marrje në pyetje si person në dijeni, apo për një çështje konkrete nën hetim, e cila mund të ketë lidhje me çështje tenderash apo hetime të tjera ekonomike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



