E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Tiranës lë gërmadha mbeturinash pas shembjeve nga IKMT
Denoncime

Bashkia e Tiranës lë gërmadha mbeturinash pas shembjeve nga IKMT

Qytetarët nuk kalojnë dot

Banorët e një zone në Tiranë kanë reaguar ashpër për gjendjen e degraduar të një trotuari, që sipas tyre nuk është pastruar për më shumë se një muaj. Ata thonë se situata ka arritur një pikë të padurueshme dhe po e vështirëson jetën e përditshme.

“Na e pastroni këtë trotuar! Ka kaluar një muaj dhe nuk po mund të skalojmë, duket sikur jetojmë në luftë!”, shprehen banorët.

Pamjet tregojnë qartë kaosin në rrugë dhe mungesën e mirëmbajtjes së hapësirave publike, që po shkakton shqetësim për kalimtarët dhe komunitetin lokal.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për situatën, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin dhe rikonstruksionin e trotuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.