E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE dorëzon progres-raportin: Shikoni fushat ku ka ngecje
Lajme

BE dorëzon progres-raportin: Shikoni fushat ku ka ngecje

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, mbajtën sot një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë, ku Gonzato i dorëzoi kreut të qeverisë progres-raportin e publikuar nga BE më 4 nëntor.

Gonzato theksoi se Shqipëria ka përmbushur 21 reforma rrënjësore dhe se vendi po hyn në një fazë vendimtare për përafrimin me legjislacionin e BE-së.

“Pa përmbushjen e pikave të ndërmjetme nuk mund të mbyllet as provizorisht asnjë kapitull tjetër. Raporti është faktik dhe gjithëpërfshirës, jep meritën aty ku duhet dhe thekson fushat ku ka ngecje,” deklaroi Gonzato.

Ai vlerësoi nivelin e lartë të dëshirës dhe ambicies së Shqipërisë për të ecur përpara në procesin e negociatave, duke theksuar se vendi është në përputhje të plotë me politikën e përbashkët të BE-së, një sinjal i fortë si partner i besueshëm.

Ambasadori përshëndeti gjithashtu krijimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe arritjet në reformën në drejtësi, ku sipas tij është forcuar pavarësia dhe llogaridhënia e institucioneve të drejtësisë.

Konferenca vjen një ditë pas publikimit të progres-raportit të BE-së, i cili thekson se Shqipëria ka ruajtur një linjë të qartë politike në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke përfshirë mbështetjen për sanksionet ndaj Rusisë, një qëndrim që Brukseli e konsideron dëshmi të besueshmërisë si vend partner.

Nga Brukseli, Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, vlerësoi në mënyrë të veçantë Shqipërinë për përparimet e bëra në detyrat e procesit të negociatave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.