E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, reagon Kushtetuesja dhe KQZ
Lajme

Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, reagon Kushtetuesja dhe KQZ

Gjykata Kushtetuese refuzoi të komentojë mbi vendimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për dekretimin e datës 9 nëntor 2025 si ditë zgjedhjesh të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Kjo vjen ndërkohë që në Gjykatë është depozituar një ankimim nga pala mbrojtëse e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kundërshton shkarkimin e tij.

Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, i drejtoi pyetje Gjykatës Kushtetuese për qëndrimin e tyre lidhur me kushtetutshmërinë e këtij vendimi, duke përmendur nenin 115 të Kushtetutës, i cili parashikon pezullimin automatik të çdo vendimmarrjeje në rast ankimi. Përgjigjja nga Gjykata ishte e shkurtër: “Nuk kemi asnjë koment për çështjen.”

Në këtë kontekst, Presidenca dha një sqarim përmes një njoftimi zyrtar, duke justifikuar vendimin e Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pavarësisht ankimimit të bërë nga ish-kryebashkiaku Veliaj në Kushtetuese.

Sipas Presidencës, ankimi për shkarkimin nga detyra për shkak të mosparaqitjes në punë, si në rastin konkret, nuk i përket juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, por duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative.

Nga ana tjetër, KQZ duket se e ka pranuar dekretin dhe ka dhënë sinjalet sedo nisë puna për mbajtjen e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Ilirian Celibashi ka publikuar dekretin e Presidentit.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 9 nëntor 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë”, shkruan Celibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.