Belind Këlliçi: Në zyrën e padeklaruar elektorale të PS-së po blinin vota

Demokrati Belind Këlliçi, nga qendra e votimit të vendosur tek “Petro Nini Luarasi”, është shprehur se në një zyrë elektorale të PS-së po shiteshin vota. Mes tyre tha ai, ishte edhe një drejtoreshë e shtetit, e cila sipas Këlliçit, është larguar me vrap.

“Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap”, tha Këlliçi.

Ai u shpreh se drejtoresha e shtetit dhe disa persona të tjerë u kapën brenda zyrës me harta dhe me lista nga aktivistë të PD-së, por shtoi se u larguan me vrap.

Ndërkohë pas indidentit brenda zyrës është futur deputeti socialist Erion Braçe.

Belind Këlliçi: Deputeti Braçe thotë këtu është zyra ime e punës dhe nuk njeh stafin e tij elektoral, ata që ikën me vrap, persona që kanë ikur me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap.

Janë konstatuar nga aktivistë të PD, është zyrë elektorale e padeklaruar, e paloguar dhe është zyrë e PS. Kemi marrë një denoncim që në këtë ambient po kryhej krim zgjedhor duke blerë vota në këmbim të parave, duke intimiduar dhe shantazhuar votuesit në proces. Kemi ardhur për të bërë konstatimin në terren, dera ka qenë e hapur. Ishin rreth 7 persona që punon me laptop, hartë në mur dhe lista.

Menjëherë i kanë bërë thirrje të dalin të deklarojnë çfarë po bëjnë, por kanë mbyllur derën. Në atë moment, kanë hequr hartat nga muri, kanë marrë gjërat që kanë pasur dhe ia kanë futur vrapit, janë filmuar nga mediat.

Nëse dikush nuk ka shkelur ligjin nuk ka pse të marrë çantën në shpinë të vëre kapuçin dhe të ikë me vrap. Pak minuta pasi ndodhi, ka ardhur Braçe duke pretenduar se është xzyra e tij e punës, zyra personale. Erdha këtu, gjeta një situatë të rënduar mes aktivitëve të PS dhe një personi me precedent kriminal që mbronte Braçen. Kemi telefonuar 6 herë policinë e shtetit, nuk merrnim përgjigjen. Braçe thotë që nuk i njoh këto persona, ti gjejë policia e shtetit

Publikuar nga Publik Media