Balluku i kalon stafetën vartësit të saj Enea Karakaçi
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi këtë të premte se nuk ka pasur asnjëherë lidhje me korrupsionin, edhe pse është marrë e pandehur nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Gjatë një konference për mediat, ku dorëzoi detyrën tek vartësi i saj në krye të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, Balluku u shpreh se nuk ka penguar asnjëherë drejtësinë dhe se hetimet mund të vijojnë normalisht edhe pse kreu i SPAK Klodian Brahaj deklaroi se Balluku kishte indimiduar dëshmitaret.
“Unë nuk kam pasur lidhje kurrë me korrupsionin. Hetimi të vijojë, unë nuk e kam penguar kurrë. Nuk do të përmend kurrë prokurorë dhe gjyqtarë. Unë s’kam as 300 as 30 apartamente,” deklaroi ajo.
Megjithatë, sipas hetimeve të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj ish-ministres janë ngritur akuza konkrete për shkelje të barazisë në tendera, të lidhura me procedurat për Tuneli i Llogarasë dhe disa lote të Unaza e Madhe e Tiranës. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu arrestimin e saj, duke argumentuar se lënia në gjendje të lirë mund të rrezikojë prishjen e provave ose intimidimin e dëshmitarëve.
Në fjalën e saj të lamtumirës, Balluku falënderoi ekipin dhe theksoi se ka qenë “me fat” që ka punuar për realizimin e vizionit të kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa ish-ministrja flet për pafajësi dhe për respekt ndaj procesit të drejtësisë, prokurorët po presin parlamentin me 12 mars nese do t’i hiqet imuniteti dhe ti hapet rruge arrestimi i saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



