E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bënte “kërdinë” duke vjedhur bizneset, arrestohet “famozja” Kumrie Zika
Lajme

Bënte “kërdinë” duke vjedhur bizneset, arrestohet “famozja” Kumrie Zika

Policia e Tiranës ka dokumentuar pesë raste vjedhjesh në biznese të ndryshme, ndërsa në kuadër të operacionit “Skema” është arrestuar një 39-vjeçare e dyshuar për përfshirjen në këto ngjarje.

Një 39-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se përdorte një mënyrë të përsëritur për të vjedhur paratë e bizneseve ku punësohej përkohësisht.

Në pranga ka përfunduar Kumrie Zika, e cila u kap në ambientet e një lokali në Tiranë nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Ajo ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet.

Sipas hetimeve të Policisë, 39-vjeçarja dyshohet se punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë dhe, gjatë kohës që punonte aty, vidhte xhiron ditore. Pas kryerjes së vjedhjes, ajo largohej nga biznesi.

Hetimi është zhvilluar nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të operacionit të koduar “Skema”.

Gjatë veprimeve hetimore janë dokumentuar deri tani pesë raste vjedhjesh të ndodhura në territorin që mbulohet nga dy komisariatet.

Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse 39-vjeçarja mund të jetë e përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Në njoftimin zyrtar, autoritetet theksojnë se operacioni është zhvilluar në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprave penale kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më herët.

Materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.