E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: E gëzofshi Salianjin, merreni me të dyja duart
Lajme

Berisha: E gëzofshi Salianjin, merreni me të dyja duart

Tym e flakë në Kuvend, qëllohet me sende Niko Peleshi

Situata është tensionuar rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë ndërmarrë aksione proteste brenda sallës plenare, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerje të punimeve parlamentare.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka ndezur flakadanë në zonën ku ulen ministrat, ndërsa paralelisht deputetë të opozitës kanë hedhur shishe me ujë dhe kartonët e votimit në drejtim të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi. Situata ka dalë jashtë kontrollit, duke detyruar ndërhyrjen e Gardës për të rivendosur rendin.

Në vijim të përplasjeve, deputetët Klevis Balliu dhe Flamur Noka janë ulur në vendet e ministrave në shenjë proteste. Garda ka tentuar t’i largojë me forcë nga karriget, çka ka shtuar edhe më tej tensionet në sallë.

Debatet verbale kanë qenë të ashpra. Gazment Bardhi ka shkëmbyer akuza të forta me deputetë të mazhorancës, ndërsa nga ana tjetër janë dëgjuar thirrje fyese dhe kërcënuese mes palëve.

Ndërkohë, kreu i PD-së, Sali Berisha, nga salla e Kuvendit, përmes një lidhjeje live në Facebook, ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë. Berisha deklaroi se ka zëra sipas të cilëve zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga vendi.

“Të dashur qytetarë, këta po mbrojnë një pengmarrës. Thuhet se lubia ka marrë dhenë, por s’jam i sigurt. Këta janë ‘vidh dhe ligj’. E gëzofshi!”, u shpreh Berisha, duke kërkuar arrestimin e Ergys Agasit.

“Mbroni hajdutët”, tha më tej kreu i PD-së, duke paralajmëruar se kushdo që prek deputetët e opozitës do të përballet me pasoja të rënda ligjore.

Në deklaratat e tij, Berisha iu referua edhe çështjes së Ervin Salianjit, duke ritheksuar qëndrimin e tij se ish-deputeti është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike për shkak të qëndrimeve dhe veprimeve të tij, një linjë që sipas Berishës nuk ndryshon.

Seanca plenare është ndërprerë disa herë, ndërsa tensionet mbeten të larta dhe përplasjet politike pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.