E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Olsi Rama e kaloi kufirin më 8.6.2014 me makinën e kokainës, i vetmi nga të Xibrakës jashtë burgut.
Politikë

Berisha: Olsi Rama e kaloi kufirin më 8.6.2014 me makinën e kokainës, i vetmi nga të Xibrakës jashtë burgut.

Kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar direkt me emër, vëllanë e kryeministrit Olsi ramën, si një kryesorët e trafikut të kokainës dhe personi i vetëm që nuk është arrestuar nga banda e Xibrakës. Berisha i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit në Kuvend duke sjellë fakte, data dhe targën e makinës me të cilën Olsi Rama ka kaluar kufirin.

“Dhurata e parë që iu bë Shqipërisë, – tha Berisha, – ishte uzina e kokainës në Elbasan. Mund të më thoni…PO ai ishte kryeministër, po vëllai i tij që quhet Olsi Kristq Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinën e përshtatur për transportin e kokainës nga trafikantët: Ilir Hoxha, Gentian Gjonaj dhe Genci Xhixha.

I vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, ka kaluar kufirin me këtë makinë më datë 8.6.2014. targa e makinës ëhstë AA 653 DN. Ka kaluar kufirin me datën 13.7.2014. më datën 8.8.2014; 11.17.2014 dhe më këtë makinë, kanë kaluar kufirin për transport droge të gjithë ata që janë brenda përveç këtij që është vëllai i kryeministrit dhe nuk mund të preket.

Tani i them unë këtij zotërisë: A është kjo një akuzë konkrete?! Dil dhe jep shpjegime. Pse yt vëlla në makinën e kokainës. Në këtë platformë unë kam deklaruar se yt vëlla ka ardhur em një bandë nga Bostoni që merrej me trafik droge dhe mund të thuhet se ishte akuzë e përgjithshme. Tna thuaj? A është yt vëlla Olsi Rama? Çfarë donte ai në makinën e drogës? A ishte një nga kryesorët e Xibrakës apo do të thuash si Xhafaj se ç’më duhet mua se ç’bën im vëlla?!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.