Berisha paraqitet sot në SPAK

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas pak do të paraqitet në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë detyrim me paraqitje.

Ashtu si dhe në herët e kaluara, Berisha do të shoqërohet nga simpatizantë dhe mbështetës të PD-së.

Pas daljes së tij nga SPAK-u, pritet që Berisha të mbajë një fjalim, një skenar që e kryen çdo herë kur përfundon detyrimin e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Masa ndaj tij është vendosur pas hetimeve për aferën “Partizani.

Publikuar nga Publik Media