E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/ Prifti që u rrëzua nga çatia e kishës, transportohet me helikopter në Tiranë
Lajme

Korçë/ Prifti që u rrëzua nga çatia e kishës, transportohet me helikopter në Tiranë

Prifti Kristaq Viso, i cili dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga çatia kishës, është me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

helikopter

Ka qenë kryepeshkopi Joan Pelushi, ai që ka kërkuar transferimin e tij në Tiranë pasi gjendja e priftit është shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë.

Sipas informacioneve, prifti ka qenë në çati duke punuar për të nxjerrë disa tjegulla dhe llamarina.

Nga vjetërsia dhe kalbja e pjesës së tavanit, prifti ka rënë brenda ambienteve të kishës pasi platforma është shembur.

Sipas burimeve, kisha është e vjetër dhe do të rikonstruktohej së shpejti, ndaj dhe prifti kishte hipur në çati për të zgjedhur materialet, të cilat mund t’i hynin në punë.

Në momentin e ngjarjes, në kishë raportohet se ndodhej edhe një prift tjetër, jashtë ambienteve të saj. Prifti Kristaq Viso raportohet se ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”,njoftuan blutë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.