Berisha pas lirimit të Salianjit: 9 muaj burg pse denoncoi Xhafën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit për lirimin nga burgu të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, duke e cilësuar dënimin e tij si “politik” dhe “të motivuar nga hakmarrja”.

Berisha në fjalën e tij u shpreh se dënimi i Ervin Salinjit ishte politik ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe socialistit Fatmir Xhafa për arrestimin e tij.

“Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.

Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli.

9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.

Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë.

Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund”, tha Berisha.

Publikuar nga Publik Media