E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn
Lajme

Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg të vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë vulos përkohësisht qëndrimin në burg të Veliajt, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, në kuadër të hetimeve të thelluara të SPAK mbi abuzimet me tenderët e Bashkisë së Tiranës, lejet e ndërtimit dhe aferën e inceneratorëve.

Rekuersi i Veliajt është konsideruar i pabazuar në prova, ndërsa trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë ka vendosur  të mos e pranojë kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë.

Me këtë vendim, Veliaj mbetet pas hekurave, ndërsa hetimet e SPAK vazhdojnë duke u zgjeruar edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të Bashkisë së Tiranës dhe kompanive private të lidhura me tenderët e dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.