Berisha për situatën e zjarreve: Ushtria e policia rrethojnë News24
Zjarrfikësit çekë e sllovakë në luftën kundër zjarreve në Tepelenë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Kryedemokrati ka krahasuar angazhimin e policisë së shtetit dhe ushtrisë me anagzhimin e zjarrfikësve çek dhe sllovakë në Tepelene për shuarjen e zjarreve.
Berisha thekson se në vend që policia e shtetit dhe ushtria të marrë pjesë në luftën kundër zjarreve në vend, qendron në Tiranë dhe rrethon godinën e News24.
“Zjarrëfikës Çek dhe Sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24!
Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave”, shkruan Berisha në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



