Pas zbatimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për çështjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.
Në një deklaratë për mediat, Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj saj, duke e cilësuar si të dënuar më parë dhe të përfolur për korrupsion. Ndërsa ka hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e vendimeve të saj gjyqësore.
Në dalje, ai foli për mediat, duke thënë se la edhe një shënim në zyrat e SPAK.
Po ashtu, Berisha publikoi një provë, sipas tij tronditëse që zbulon fytyrën e drejtësisë. Ai tha se Irena Gjoka ka fshehur dënimin e saj në Greqi, me burg dhe gjoba. Për këtë, kreu i PD publikoi edhe dokumentin.
“Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.
Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani”, tha Sali Berisha.
Sali Berisha tha se “ky fakt bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut”.
Berisha: Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë: Amnistia elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i altin dumanit, shërbëtor i Edi Ramës, i cili kërkon që të shndërrojë kushtetutën në duman kushtetutë dhe firma e Sali Berishës.
Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e pafytyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.
Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysmë milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.
Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.
Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut…
… Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.
Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.
Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.