E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza nga Spanja, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës
Lajme

Akuza nga Spanja, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të koduar “Operacionalja 45”, zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me INTERPOL.

Shtetasi Elton Kola, me origjinë nga Shkodra, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike të llojit Cannabis, me ndihmën e llambave, si dhe për vjedhje të energjisë elektrike. Ai pritet të ekstradohet drejt Spanjës, ku Gjykata e Barcelonës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”.

Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Elton Kola, 28 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.