E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ‘shigjeton’ Maznikun: Pse Veliaj është në burg dhe ti këtu?
Lajme

Berisha ‘shigjeton’ Maznikun: Pse Veliaj është në burg dhe ti këtu?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përfshirë në një përplasje me deputetin socialist Arbjan Mazniku gjatë debatit në Kuvend për Reformën Territoriale.

Mazniku, i cili ka qenë pjesë e grupit që ka punuar për hartimin e draftit të reformës së re territoriale, u vu në qendër të kritikave të Berishës. Kreu i PD-së e akuzoi për mungesë transparence dhe ngriti sërish pyetje lidhur me qëndrimin e tij në një hotel në Barcelonë, duke kërkuar të dijë se kush kishte paguar faturën e qëndrimit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha e lidhi gjithashtu situatën e Maznikut me ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke ngritur pyetje mbi përgjegjësitë e tyre lidhur me çështjen 5D.

Berisha e vijoi deklaratën me kritika të ashpra ndaj mazhorancës për mënyrën se si është hartuar dhe prezantuar reforma territoriale, duke kundërshtuar pretendimin se qytetarët janë konsultuar për ndryshimet e propozuara.

Në përfundim, ai komentoi edhe praninë e Gardës së Republikës në ambientet e Kuvendit dhe sulmoi kryeministrin Edi Rama me tone të ashpra.

“Si ka mundësi që ti je këtu dhe Erion Veliaj në burg? Nuk je as për dosjen 5D në burg. Çfarë ke ti? Se s’po futem te jeta tjetër, se e di vetë ti. Pse ai është në burg dhe ti je këtu?! Çfarë ka bërë ai më shumë se ty? Po për Barcelonën e harrove ti? Si shkove në hotel Barcelona ti? Kush e pagoi faturën?

Ndaj vjen me dokument këtu dhe thotë: qytetarët janë pyetur! Ç’jeni kështu mo. Ndaj shkelmon me patetizëm interesat e qytetarëve. Keni sjellë dhe Gardën këtu se ndoshta po bëni prova për të gjuajtur Edi Ramën. Por ai më mirë mos të vijë këtu. Ai është figura më e urryer e shqiptarëve dhe në Ballkan. S’ka të dytë si ai.”, tha ai.

Përplasja mes Berishës dhe Maznikut u zhvillua në kuadër të debatit parlamentar për Reformën Territoriale, një nga çështjet që ka sjellë përplasje të forta politike në Kuvend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.