E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Marta Kos: E papranueshme!
Bota

Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Marta Kos: E papranueshme!

Rama i kërkon falje

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me komentet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, për shkak të orientimit të tij seksual.

Në një postim në rrjetet sociale, Kos thekson se sulmet e tilla janë të papranueshme, duke i rikujtuar Berishës rëndësinë e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit, të cilat janë pjesë e ligjit të BE-së dhe të procesit të integrimit europian:

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me këto standarde është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Kos.

Berisha ka deklaruar më herët se ambasadori Gonzato ka kërkuar miratimin e ligjit për barazinë gjinore dhe ka shtuar se standardet e tilla nuk mund t’u imponohen shoqërisë shqiptare:

“Ambasadorit të BE i them kaq: zotëri, ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore nuk kanë asgjë të përbashkët me ligjin”, deklaroi Berisha.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke shpërndarë postimin e komisioneres Marta Kos dhe ka theksuar se ligji për barazinë gjinore është plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian. Ai shtoi se ligji është keqinterpretuar nga disa palë për qëllime politike:

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.