Berisha sulmon partitë e vogla nga Shkodra: Janë vegla dhe skllevër të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në mbrëmje në Shkodër, në takimin përmbyllës të fushatës, nga ku u shpreh plot optimizëm që jo vetëm Shkodra, por i gjithë vendi do të jetë blu.

Berisha e nisi fjalën e tij me urimin për Papën e ri, i cili sapo u zgjodh. Gjithashtu, uroi strategun e fushatës, LaCivita, i cili iu bashkua sot në Shkodër.

Berisha në Shkodër

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës, përshëndetjet më të përzemërta për ju në këtë shesh, në këtë tubim fantastik, qytetarëve të Shkodrës kudo që janë nga Shala, Dukagjini gjer në Torovicë, në Fierzë dhe në Velipojë.

Nderimin më të madh për të gjithë ju.

Por sot, ndërkohë në jemi mbledhur këtu në prag të fitores sonë madhështore, me qindra mijëra shqiptarë nga e mbarë bota po presin emrin e shenjtërisë së tij, Papës së sapozgjedhur.

Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor, udhëheqjen e miliarda katolikëve në Europë dhe në botë.

Le të nderojmë ne miqësinë tradicionale shekullore mijëravjeçare që ka lidhur trojet arbnore me Vatikanin.

Papa i ri si një Trump i ri në Vatikan. Le t’i urojmë dhe njëherë mbarësi në udhëheqjen e Vatikanit dhe besimtarëve katolikë në mbarë botën.

Por miq, këtu bashkëkryestrategu i rikthimit më të madh në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë se na njoftoi se bashkëarkitektja e këtij rikthimit të jashtëzakonshëm, aktualisht shefe e kabinetit në Shtëpinë e bardhë, zonja e nderuar Susan Wiles ka ditëilindjen.

Le të bashkohemi ne me mikun tonë Chris LaCivita për t’i uruar asaj dhe 120 vjet, siç thotë urimi ynë tradicional, vite plot shëndet dhe suksese.

Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn. Berisha tha se Tom Doshi është skllav i Edi Ramës.

Ndërsa, për Shehajn, deklaroi se “partitë që thonë se nuk duan rotacionin politik në një regjim, janë vegla e maska të Ramës”.

Sali Berisha: Çdokush që kërcënon një komisioner, do përgjigjet. Mos jepni asnjë votë për Tom Pazarin, Toma është skllav i Ramës, vota për të është për Edi Ramën. Partitë që thonë se nuk janë për rotacionin, janë maska të Ramës. Ata janë vegla të Ramës, asnjë votë për ta.

Berisha tha se LaCivita është tërhequr nga programi i ri i PD-së, të cilin ai e përshkroi si të frymëzuar nga filozofia reaganiane, që beson në fuqizimin e individit dhe ekonominë e tregut të lirë. Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri disa premtime kyçe, përfshirë subvencione për fermerët, zgjidhjen e çështjes së pronave, dëmshpërblime për të përndjekurit politikë dhe rritje të pagave dhe pensioneve mbi mesataren e rajonit.

Sali Berisha: La Civita-n e solli në Tiranë programi i Reganit, programi i atyre që besojnë në fuqinë e individit. Ne do subvencionojmë fermerin. Për 4 vite, do marrë fund problemi i pronave. Të përndjekurit politikë do të marrin dëmshpërblimet për katër vitet që vijnë. Rrogat dhe pensionet do të rriten derisa të jenë më lart se gjithë rajoni. Ky komb duhet të vijë sërish në moshën e rinisë së tij. Mund të vendosim arsimin e mesëm si të detyruar. Çdo student jashtë rrethit të tij do ketë bursën 200 euro. Do japim 30 mijë euro grant për çiftet e reja, që të blejnë apartamentin e tyre.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ndaj dhe ne të dashur miq, rikthehemi pikërisht tek qytetari.

Do rikthejmë paratë tek ju.

Do vendosim minimumin jetik 200 euro.

Do vendosim rrogën minimale 500 euro.

Do vendosim kartën e konsumatorit ku ata që marrin rroga të ulët dhe pensione do kenë 20 përqind më lirë ushqimet.

Do vendosim listën e rimbursimit të ilaçeve që ka sot republika italiane, që asnjëri prej jush të mos kërkojë nga njerëzit e vet ilaçe në Itali, t’i blini këtu.

Për çdo biznes të vogël, energjia do jetë 6 lekë nga 18 lekë që është sot.

Hapësira publike do jetë pesë herë më lirë se sot.

Tarifa e ujit do përgjysmohet.

Tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin për bizneset e vogla rriten në 180 mijë euro.

Tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat, nga 23 zbret në 10 përqind.

Rrogat rriten menjëherë 13 përqind.

TVSH-ja zbret në 15 përqind.

Sot po më pyeste një gazetar, Sali, çfarë e pruri Chris LaCivitan këshilltar tek ju?

Ai e program e pruri, i thashë unë. E tha vetë ai, programi i Reganit, programi i atyre që besojnë te taksat e ulëta, në lirinë ekonomike, në fuqinë e individit.

Fermerë të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, fermerë të diskriminuar, të goditur rëndë nga Ballkani i Hapur dhe qëndrimet më të papërgjegjshme të kësaj qeverie, në 100 ditë do pesëfishohen subvencionet tuaja.

Miqtë e mi, të gjitha këto japin frymëmarrje.

Me këto kryejmë një detyrim moral, kthejmë paratë tuaja.

Garantoj pronarët se brenda 4 viteve do marrë zgjidhje përfundimtare problemi i pronave.

Garantoj të përndjekurit politikë se dëmshpërblimi i tyre dhe kompensimi merr fund brenda 4 viteve që vijnë.

Sikundër rritjet e rrogave dhe pensioneve vazhdojnë gjersa ne të dalim përsëri në krye të vendeve të rajonit për rroga dhe pensione.

Miq, këto realizohen në 100 ditë.

Por diçka tjetër më thelbësore, ajo nuk realizohet dot në 100 ditë.

Por ajo duhet të jetë beteja e jetës tonë.

Beteja e jetës tonë do jetë që ky komb të vijë përsëri në moshën e rinisë.

Fati ynë, ekzistenca jonë do varet nëse ne do e sjellim prapë kombin në moshën e rinisë së tij apo do ta lëmë të plaket gjer në zhdukje.

Kurrë nuk do e pranojmë të dytën.

Ndaj dhe do fillojmë, për fëmijën e parë, bonusi 70 euro, për fëmijën e dytë, 60 euro, për fëmijën e tretë, pagesë e çdo shpenzimi nga lindja gjer 23 vjeç.

Për fëmijën e katërt, të njëjtën gjë.

Do bëjmë çdo gjë që ata qindra e mijëra vajza dhe djem që u larguan nga Shqipëria të kthehen në Shkodër dhe Shqipëri.

Pesë vite pa asnjë taksë.

Grante, kredi për bizneset e tyre.

Kredi të buta për strehimin e tyre.

Nuk ka mision më të shenjtë për ne se sa të sjellim kombin në moshën e rinisë.

Ndaj dhe ne zero tolerancë analfabetizmit.

Të dashur qytetarë të Shkodrës, në vitin 2006, e shihja që kishim rënë shumë në kalimin e nxënësve nga shkolla 9-vjeçare në të mesme dhe disa herë menduam që ta bëjmë të detyrueshëm arsimin e mesëm.

Vetëm të mira.

Ndaj u garantoj se me këtë rënie ndoshta do vendosim arsim të mesëm të detyrueshëm për të gjithë.

Nuk do ketë mesatare për të përjashtuar nga universitetet të rinjtë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura.

Përveç kësaj, çdo student që studion jashtë rrethit të tij, do ketë bursën 200 euro.

Çdo i ri që ndjek shkollë të mesme profesionale jashtë rrethit të tij do ketë bursën 200 euro.

Universitetet do të jenë në partneritet të plotë me sipërmarrjet.

Miq, një pakt kombëtar për rininë duhet.

Ne duhet të kemi një pakt kombëtar që të bëjmë gjithçka për të mbështetur të rinjtë.

Në këtë aspekt një fond 10 milionë euro vetëm për sipërmarrjet e tyre.

Një çati çdo çifti të ri ia kemi borxh dhe do ia japim. Ne do i japim 30 mijë euro grant që të paguajë interesat e kredisë.

Të rinjtë kanë talentet e tyre. Një fond i veçantë, fillimisht 5 milionë euro, për të mbështetur talentin e tyre.

Pra, ata që sot janë uji i pakët për ne, ata duhet të jenë gjaku, jeta, gëzimi, e sotmja dhe e ardhmja e këtij vendi dhe unë u jap fjalën se kjo do ndodhë. Këtë do e bëjmë së bashku.

Publikuar nga Publik Media