E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Amerikani Robert Prevost zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike Romane
Lajme

FOTO/Amerikani Robert Prevost zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike Romane

Amerikani Robert Francis Prevost, është zgjidhur Papa i ri i Kishës Katolike Romane.

WhatsApp Image 2025-05-08 at 19.16.51

Papa i ri do të njihet si Papa Leo XIV. Ka kaluar shumë kohë që kur Kisha Katolike Romane pasur një papë me këtë emër.

Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903.

Profili i Prevost para konklavës:

Pavarësisht kundërshtimit të hershëm të Vatikanit ndaj idesë së një Pape nga SHBA-ja për shkak të statusit të vendit si superfuqi dhe ndikimit laik global, Prevosti u zgjodh si Pasardhës i Papa Françeskut.

I krijuar kardinal nga Françesku në vitin 2023, ish-udhëheqësi i urdhrit Agustinian u emërua gjithashtu nga Papa i ndjerë në Dikasterin e fuqishëm për Ipeshkvijtë, i cili mbikëqyr përzgjedhjen e peshkopëve të rinj nga e gjithë bota.

Ai ka përvojë të konsiderueshme misionare në Peru, pasi ka shërbyer si peshkop i qytetit verior të Çiklajos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.