Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dërguar një mesazh urgjent për të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, duke i kërkuar që të paraqiten sot në orën 20:30 në selinë qendrore të PD-së, për një takim të jashtëzakonshëm.
Në mesazhin e tij, Berisha thekson se pjesëmarrja është e detyrueshme dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim.
Takimi pritet të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe protestës që ka thirrur të premten e 15 majit, që korrespondon edhe me samitin e BE-së që do të mbahet në Tiranë.