E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkodër/ Bardh Spahia futet në Kuvend, Edona Bilali mbetet jashtë
Lajme

Shkodër/ Bardh Spahia futet në Kuvend, Edona Bilali mbetet jashtë

Procesi i numërimit për kandidatët nga lista e hapur në qarkun e Shkodrës ka prodhuar zhvillime të rëndësishme, duke futur në Kuvend Bardh Spahinë nga Partia Demokratike dhe duke lënë jashtë emra të njohur të Partisë Socialiste si Edona Bilali dhe Frrok Gjini.

Nga 405 kuti votimi, janë numëruar 404 dhe rezultati është pothuajse i konfirmuar. Qarku i Shkodrës ka ndarë mandatet në këtë mënyrë:

  • 5 mandate për Partinë Demokratike,

  • 4 mandate për Partinë Socialiste,

  • 2 mandate për Partinë Socialdemokrate.

Nga të gjitha partitë, vetëm Partia Demokratike ka arritur të sigurojë një mandat përmes votave të preferencës, duke futur në Kuvend Bardh Spahinë me 9,414 vota.

Ndërkohë, Partia Socialiste nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat përmes listës së hapur. Kjo ka bërë që të mbetet jashtë Edona Bilali, ish-deputete dhe kandidate e promovuar gjerësisht, si dhe Frrok Gjini, një tjetër kandidat i PS-së në këtë qark.

Lista e plotë e mandateve sipas partive në Shkodër:

🔹 Partia Demokratike – 5 mandate

  • Luçiano Boçi (listë e mbyllur)

  • Kliti Hoti (listë e mbyllur)

  • Greta Bardeli (listë e mbyllur)

  • Ramadan Likaj (listë e mbyllur)

  • Bardh Spahia (listë e hapur – 9,414 vota)

🔹 Partia Socialiste – 4 mandate

  • Marjana Koçeku (listë e mbyllur)

  • Onid Bejleri (listë e mbyllur)

  • Xhenis Çela (listë e mbyllur)

  • Bujar Rexha (listë e mbyllur)
    (Jashtë: Edona Bilali dhe Frrok Gjini – kandidatë nga lista e hapur)

🔹 Partia Socialdemokrate – 2 mandate

  • Tom Doshi (listë e mbyllur)

  • Sabina Jorgo (listë e mbyllur)

Rezultati konfirmon ndikimin e listave të hapura në përzgjedhjen e deputetëve, por edhe dërgon një sinjal të qartë për mënyrën si votuesit po filtrojnë përfaqësuesit e tyre politikë. Futja e Bardh Spahisë në Kuvend dhe lënia jashtë e Edona Bilalit përbëjnë një nga zhvillimet më të spikatura në Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.