Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në një njoftim zyrtar nga selia blu, bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në Selanik, në orën 10:00.

Aktiviteti do të zhvillohet në adresën: Imperial Port, Convention Club Rr. 26 Oktovriou 59, 54627 Selanik.

Kujtojmë se më 23 shkurt, kryedemokrati ishte në Greqi në takim me shqiptarët në Athinë.

Publikuar nga Publik Media