E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha flet për gjuhën e Ramës : Bën kllounin që të maskojë 130 milionë eurot e vjedhura me djegësin e Tiranës
Lajme

Berisha flet për gjuhën e Ramës : Bën kllounin që të maskojë 130 milionë eurot e vjedhura me djegësin e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me shqiptarët në Selanik u ndal te gjuha e përdorur nga kryeministri Rama.

Berisha tha se Rama bën kllounin që të fshehë 130 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin e Tiranës dhe për të maskuar faktin që i zhyti shqiiptarët në varfëri.

“Rikthimi i shqiptarëve nga emigracioni do të jetë kusht për të shpëtuar Shqipërinë. Një politikë demografike e veçantë do të bëhet. Çdo çift i ri do të ketë një grant për çatinë e tij.  Një fjalor i turpshëm, me të cilin njëlloj si horri që kërkon të gjejë strehë për t’i shpëtuar përgjegjësisë qqë ka ndaj jush. Mos harroni Kapshticën, se si ky antishqiptar u la ju në tokën e askujt në Kapshticë, në kohën e Covidit.

Ai bën kllounin, që të maskojë 130 milionë të vjedhura me djegësin e Tiranës. Për të maskuar gjëmën që u bëri shqiptarëve, qëe i vidhisi në honet e varfërisë është i aftë të bëjë çdo gjë. Më 11 maj shqipotarët do të vërshojnë nga toka, deti, ajri drejt Shqipërisë”, tha Berisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.