E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besforti i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit të Ramës, Ron Yeffet
Lajme

Besforti i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit të Ramës, Ron Yeffet

Më 31 korrik 2026, kryeministri Edi Rama drejtoi dhe promovoi ceremoninë e dorëzimit të 40 makinave ushtarake, duke i prezantuar si prodhim “Made in Albania”.

Por faktikisht, janë marka “Toyota”, “Land Cruiser” e “MAN”, të montuara në Shqipëri nga kompania shqiptare “Timak Defence”, ku 80% pronësi e kanë izraeliti Ron Yeffet e Arjeta Puca, ndërsa 20% pronësi e ka shoqëria “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

U tha se këto makina janë në proces testimi 3-mujor dhe janë prodhuar për Ushtrinë Shqiptare; prodhim për të cilat, sipas mashtrimit të kryeministrit Edi Rama, kanë bërë porosi Ushtria Amerikane dhe 30 shtete anëtare të NATO-s e shtete të tjera.

Më datë 6 gusht 2026, vetëm 1 javë pas promovimit që bëri kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka lidhur një kontratë-porosi sekrete me kompaninë “Timak Defence” të izraelitit Ron Yeffet, me objekt: “Blerje makina për Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”.

Bes-forti i Edit Ramës i jep 9.6 milionë Euro paradhënie

Skandal është fakti se Kontrata Nr. 3419/8 me vlerë 9.6 milionë euro është firmosur më datë 6 gusht 2026 nga ministri Besfort Lamallari.

Ndërsa Urdhrin Nr. 3419/6 për porositjen e blerjes së makinave nga izraeliti Ron Yeffet, Lamallari e ka firmosur qysh më datë 22 korrik 2026, ose 10 ditë para prezantimit të makinave dhe 2 javë para nënshkrimit të kontratës.

Në zbatim të urdhrit të ministrit, Drejtoria Financiare e Ministrisë së Brendshme ka firmosur Faturën nr. 83/2026 qysh më datë 8 korrik 2026; pra, 2 javë para se ministri Lamallari të firmoste urdhrin e blerjes së makinave.

Urdhër-Pagesa është dërguar në Thesarin e Shtetit më 17 gusht 2026, ndërsa Thesari e ka bërë pagesën 9.6 milionë euro për kompaninë “Timak Defence” më datë 18 gusht 2026, me përshkrimin: “Parapagim i plotë i vlerës sipas Kontratës Nr. 3419/8, me objekt blerje makinash për IKMT”.

Pra, ministri Besfort Lamallari, përveçse ka bërë dhe ka lejuar shkelje të rënda financiare me procedurat kohore të kontratës, urdhrit për miratimin e blerjes dhe urdhër-pagesës, ka thelluar skandalin duke i bërë kompanisë “Timak Defence” të izraelitit Ron Yeffet pagesën e plotë paradhënie të vlerës së makinave, pa marrë makinat.

Kështu po veprohet nga ministrat me buxhetin e shtetit për të zbatuar pazaret e Edi Ramës në favor të mikut të tij izraelit Ron Yeffet, me disa dosje penale për mashtrime financiare e kontrabandë armësh në SHBA dhe shtete të tjera./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.