Një incident me zjarr është regjistruar në një nga hotelet më të njohura në kryeqytet, “Hotel Tirana”, ku flakët kanë shpërthyer në një dhomë të katit të katërt.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një pajisje e lënë ndezur nga një klient, duke çuar në përhapjen e flakëve dhe djegien e krevatit brenda dhomës.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit në kohë relativisht të shpejtë.
Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar, ndërsa dëmet duken të kufizuara vetëm në ambientin e dhomës ku nisi zjarri. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e ngjarjes.







