Biznesmeni Bilbil Kastrati feston 50-vjetorin mes miqsh dhe bashkëpunëtorësh
Një mbrëmje festive dhe plot emocione ka shënuar 50-vjetorin e lindjes së biznesmenit të njohur Bilbil Kastrati. Në një organizim të kuruar në detaje, familjarë, miq të afërt dhe bashkëpunëtorë ndër vite u mblodhën për të festuar këtë moment të veçantë në jetën e tij.
Të ftuarit vlerësuan jo vetëm suksesin e tij në biznes, por edhe rolin e tij si mik, familjar dhe partner korrekt në bashkëpunime. Publik Media e falënderon, pasi në dhjetëra raste ka bashkëpunuar në ndihmën që biznesmeni ka dhënë për familje në nevojë, nga Hasi deri në Durrës e Tiranë. Ndihma ka qenë pa bujë dhe pa reklamë, ndaj kjo është edhe arsyeja pse Publik Media po e falënderon sëbashku me kompaninë e më të madhe në vend ‘Kastrati Grup’.
Bilbil Kastrati falënderoi të ftuarit për praninë dhe mbështetjen ndër vite, duke theksuar se suksesi ka vlerë vetëm kur ndahet me njerëzit e dashur.
Ky përvjetor i rëndësishëm u kthye kështu në një festë miqësie, mirënjohjeje dhe optimizmi për vitet që vijnë. Redaksia e Publik Media i uron më të mirat pranë familjes dhe njerëzve të tij të dashur!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




