Biznesmeni Endri Meksi për rreth 6 orë në SPAK
Biznesmeni Endri Meksi është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas një qëndrimi që zgjati rreth gjashtë orë.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meksi e përshkroi eksperiencën si “interesante”, duke bërë të ditur se gjatë marrjes në pyetje iu drejtuan një sërë çështjesh që lidhen me deklaratat e tij të fundit publike.
“Ishte interesante. U pyeta për shumë gjëra. Për ato që kam deklaruar së fundmi”,- u shpreh ai.
Biznesmeni ishte paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Prezenca e tij vjen në një moment të tensionuar, pasi pak kohë më parë ai ka qenë objekt i një sulmi, ku u dhunua fizikisht, ndërsa në biznesin e tij në zonën e Xhamllikut në Tiranë u vendos lëndë plasëse.
Meksi ka bërë më herët denoncime publike, duke përmendur me emra biznesmenë dhe zyrtarë, të cilët sipas tij janë të përfshirë në një skandal të lidhur me AKSHI-n.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



