Biznesmeni Rrok Gjoka merret në pyetje nga SPAK
Biznesmeni Rrok Gjoka është paraqitur dhe ka qëndruar për afro tre orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje nga hetuesit në kuadër të një çështjeje që lidhet me kontrata publike në sektorin e infrastrukturës.
Burime pranë procesit bëjnë me dije se fokusi i pyetjeve ka qenë te procedurat e prokurimit dhe tenderët për ndërtimin e rrugëve, të cilat janë fituar nga kompania e tij.
Këto verifikime janë pjesë e një hetimi më të gjerë që po zhvillohet nga SPAK, ku përfshihet edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Gjoka është larguar nga ambientet e institucionit pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur çdo deklaratë publike mbi çështjen në hetim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



