E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BKH bastis zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku
Lajme

BKH bastis zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku

SPAK nis hetimin për portin e Limionit në Sarandë: në shënjestër Artan Dulaku dhe zyrtarë të lartë, mes tyre përmendet edhe presidenti Bajram Begaj

Një vendim i posaçëm i Gjykatës ka hapur rrugën për një operacion të gjerë hetimor nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), që ka në qendër biznesmenin dhe botuesin Artan Dulaku. Hetimet lidhen me manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak të Limionit në Sarandë, një pronë strategjike që më parë i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes.

Burime konfidenciale pohojnë se gjatë hetimeve janë përfshirë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, mes tyre emri i presidentit aktual, Bajram Begaj, i cili në kohën e nënshkrimit të disa vendimeve të rëndësishme lidhur me administrimin e pronave ushtarake, drejtonte Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

SPAK ka bindur gjykatën se kontrollet në pronat dhe bizneset e Dulakut janë të domosdoshme për të siguruar prova që mund të provojnë përfshirjen e tij në një manipulim kontrate me zyrtarë të niveleve të larta.

Operacioni është ende në vijim, dhe hetuesit e BKH-së kanë zbarkuar në disa prona dhe ambiente të lidhura me bizneset e grupit “Top Media” dhe kompanitë ndërtimore të lidhura me Dulakun.

Sipas burimeve të Publik.al, pista kryesore e hetimit lidhet me mënyrën se si prona ushtarake strategjike  si porti i Limionit  është kaluar në përdorim privat për interesa biznesi, përmes një zinxhiri vendimesh administrative që mund të përbëjnë shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv në bashkëpunim.

Në ditët në vijim pritet që SPAK të thërrasë për deklarime disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Presidencës, përfshirë ish-drejtues të strukturave ushtarake që kanë firmosur dokumentacionin e pronës.

Publik.al po ndjek nga afër zhvillimet e këtij operacioni të ndjeshëm që, sipas të gjitha gjasave, mund të përfshijë për herë të parë në një hetim aktiv emrin e një presidenti në detyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.