Blerina Gjylameti merr drejtimin e AKU-së
Ish-përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Kuvend, Blerina Gjylameti, është në krye të Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Emërimi i saj vjen në krye të një institucioni që ndër vite ka qenë në qendër të vëmendjes publike, kryesisht për shkak të problematikave dhe denoncimeve që lidhen me qarkullimin e produkteve bujqësore me përmbajtje të lartë apo të ndaluar pesticidesh.
Para këtij ndryshimi, drejtimin e AKU-së e mbante Manush Kullolli, i cili e mori këtë detyrë në muajin mars të vitit 2025.
Gjylameti nuk arriti të sigurojë një mandat në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi në garën brenda listës socialiste u rendit pas Olta Xhaçkës, e cila grumbulloi më shumë vota, duke e lënë kështu jashtë përbërjes së re të Parlamentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



