E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokim i madh i internetit në mbarë botën, ja aplikacionet e prekura
Our Story

Bllokim i madh i internetit në mbarë botën, ja aplikacionet e prekura

Një ndërprerje e madhe e internetit ka prekur këtë të hënë dhjetëra faqe, aplikacione dhe platforma online në mbarë botën, përfshirë gjigantë si Amazon, Snapchat dhe Vodafone.

Problemet nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit dhe mendohet se lidhen me një defekt në Amazon Web Services (AWS) – platforma që mbështet një pjesë të madhe të infrastrukturës së internetit modern.

Sipas faqes monitoruese DownDetector, janë mbi 2,000 raportime për ndërprerje të AWS vetëm në SHBA.

Ndër platformat dhe aplikacionet më të prekura përmenden:

Snapchat, Lloyds Bank, Ring, Amazon, Roblox, Halifax, Xero, MyFitnessPal, Zoom, Canva, HMRC, Blink, Slack, Fortnite, Wordle, Vodafone, Duolingo, dhe të tjera.

DownDetector vazhdon të raportojë ndërprerje të shumta edhe në shumë faqe e shërbime të tjera online.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.