E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet aksi Kakavijë–Janinë, policia paralajmëron qytetarët
Bota

Bllokohet aksi Kakavijë–Janinë, policia paralajmëron qytetarët

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sot për tre orë për shkak të protestës së fermerëve grekë, njofton Policia Kufitare e Kakavijës. Qarkullimi i automjeteve do të ndalet nga ora 13:00 deri në 16:00 (ora shqiptare), ndërsa do të lejohen të kalojnë vetëm mjetet me emergjenca shëndetësore.

Sipas informacionit të marrë nga pala greke përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të të dhënave, bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, në orarin 14:00–17:00 sipas orës greke. Autoritetet kufitare kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe rekomandojnë që udhëtimet me automjete të planifikohen në orare të tjera të ditës.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nga ora 14:00 deri në 17:00 (ora greke), aksi Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës së fermerëve. Do të lejohen vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore”, njofton policia.

Greqia po përballet prej disa ditësh me protesta të gjera të fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kryesore rrugore për shkak të vonesave në marrjen e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Fermerët paralajmërojnë se protestat mund të vazhdojnë dhe të ashpërsohen nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.