Bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Policia Kufitare Kakavijë njofton se, përmes Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Kakavijë, është informuar nga autoritetet greke se ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar përkohësisht.
Sipas njoftimit, bllokimi do të ndodhë nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (ora lokale greke), në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon që të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera, për të shmangur pritjet dhe vonesat në qarkullim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



