E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet “Tuneli i Krrabës”, ja gjithçka që duhet të dini
Lajme

Bllokohet “Tuneli i Krrabës”, ja gjithçka që duhet të dini

Qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Krrabës do të pësojë kufizime gjatë orëve të natës, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes që do të zhvillohen në këtë aks rrugor. Ndërhyrja është planifikuar të zgjasë deri në 20 ditë dhe do të shtrihet vetëm në intervalin e natës.

Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të kryhen çdo ditë nga ora 21:00 deri në 06:00.

Gjatë këtij intervali, njëri prej tubave të tunelit do të mbyllet përkohësisht për shkak të punimeve, ndërsa qarkullimi do të vijojë përmes tubit tjetër në të dyja drejtimet.

Ndërhyrja do të nisë në tubin ku lëvizet në drejtimin Elbasan–Tiranë. Për këtë arsye, automjetet që udhëtojnë në të dyja kahjet, Tiranë–Elbasan dhe Elbasan–Tiranë, do të përdorin tubin Tiranë–Elbasan gjatë orëve të punimeve.

Ndërkohë, gjatë ditës nuk parashikohen kufizime. Nga ora 06:00 deri në 21:00, të dy tubat e Tunelit të Krrabës do të jenë në funksion dhe qarkullimi do të zhvillohet normalisht.

Për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së drejtuesve të mjeteve, në zonë do të jetë e pranishme edhe Policia Rrugore, veçanërisht gjatë intervalit kur qarkullimi do të kryhet vetëm në një tub.

ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në tunel, të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe të ndjekin udhëzimet e efektivëve të Policisë Rrugore.

Kufizimi i përkohshëm do të aplikohet gjatë natës për një periudhë maksimale prej 20 ditësh, ndërsa pas përfundimit të punimeve qarkullimi pritet t’i rikthehet regjimit normal në të dy tubat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.