E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blushi: Kurti kishte qeverinë, kërkoi Presidentin por i humbi të dyja
Lajme

Blushi: Kurti kishte qeverinë, kërkoi Presidentin por i humbi të dyja

Vetëvendosje mbetet forca e parë në Kosovë, por rezultati aktual e lë larg shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme.

Ish-deputeti Ben Blushi ka reaguar me tone kritike ndaj Albin Kurtit dhe rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, duke sugjeruar se kreu i Vetëvendosjes ka dalë i dobësuar politikisht nga ky proces.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blushi ironizoi ambiciet politike të Kurtit, duke theksuar se, sipas tij, humbësja më e madhe nga ky rezultat është vetë Kosova.

“Albini kishte qeverinë, kërkoi Presidentin, i humbi të dyja. Çfarë gafe. Kriza vazhdon. Sa keq për Kosovën”, shkruan Blushi.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur rezultatet paraprake tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vijon të jetë forca kryesore politike në vend, por me një rezultat dukshëm më të ulët nga ai që do t’i siguronte mundësinë për të formuar e vetme qeverinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me mbi 62 për qind të votave të numëruara në Prishtinë, Vetëvendosje kryeson me 49.95%. Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.48%, Partia Demokratike e Kosovës me 18.07% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 4.66%.

Ndërkohë, në rang kombëtar, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Vetëvendosjen forcë të parë me 43.71% të votave, ose 273,716 vota. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.58%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.99%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban vendin e katërt me 7.28%.

Megjithëse mbetet fituesja e zgjedhjeve, Vetëvendosje nuk duket se ka arritur rezultatin e nevojshëm për të siguruar e vetme shumicën parlamentare për formimin e qeverisë së ardhshme. Kjo situatë pritet të hapë negociata politike dhe diskutime për koalicione të mundshme në ditët në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.