E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Boçi : Sa herë Rama gjendet në vështirësi, lan fytyrën me Kos
Flash

Boçi : Sa herë Rama gjendet në vështirësi, lan fytyrën me Kos

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të tij të fundit së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Boçi ironizoi Ramën duke thënë se “sa herë që gjendet në vështirësi, lan fytyrën me Kos”, ndërsa shtoi se sot të dy po na mësojnë “që rakia zihet nga rrushi”, në një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga aferat korruptive që e rrethojnë mazhorancën.

Sipas tij, presidentja Osmani po mëson nga Rama “si përlahet me një dorë 50 milionë euro”, ndërsa kryeministri, në vend që të merret me drejtësinë, “duhet t’i hedhë ca ujë surratit e jo kos, dhe të kthjellohet se është kreu i çdo afere korruptive”.

Boçi thekson se Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të largohen menjëherë, pasi, sipas tij, Shqipëria nuk futet në Europë as me kos “as në katror”, por vetëm me vlera, drejtësi dhe shtet funksional.

“Me korrupsion, padrejtësi e narko-shtet, në BE nuk hyhet,” përfundon Boçi në reagimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.