E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bombardimi i Serbisë, Bill Clinton flet për vendimin historik që mori
Bota

Bombardimi i Serbisë, Bill Clinton flet për vendimin historik që mori

Gjatë një eventi të organizuar nga “Clinton Global Initiative”, ku ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-presidenti amerikan Bill Clinton ndau një histori personale që la mbresa tek të pranishmit. Me ton të ngrohtë dhe plot simbolikë, ai foli për fuqinë e bashkëjetesës dhe shpresën që lind nga paqja.

Clinton tregoi se viziton shpesh një restorant që për të ka marrë një domethënie të veçantë. Pronari i lokalit është një shqiptar nga Kosova, ndërsa menaxheri – ai që gjithmonë i sjell një birrë kur hyn – është serb. “Kjo është një mrekulli,” tha ai, duke shtuar se shumica e stafit janë meksikanë dhe gvatemalas. Një mozaik njerëzish nga kultura të ndryshme, që punojnë së bashku në harmoni.

Në fjalën e tij, Clinton u rikthye edhe te një nga vendimet më të rëndësishme të presidencës së tij – ndërhyrja në Kosovë, në vitin 1999. Ai pranoi se shumëkush e quajti të çmendur për këtë veprim, por ai e ndiente se ishte rruga e duhur.

“U thashë njerëzve: shikoni, kjo do të jetë ndoshta lufta e vetme në botën moderne që do të fitohet vetëm me fuqinë tonë ajrore. Sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë. Për serbët do të bëhet shumë e kushtueshme që të vazhdojnë të luftojnë. Kështu do të shpëtojmë më shumë jetë,” rrëfeu Clinton.

Një histori personale dhe një rikthim në një moment kyç të historisë – të dyja për të kujtuar se edhe në mes të ndasive më të mëdha, bashkëjetesa dhe paqja janë gjithmonë të mundshme.

“Ne kemi një vend që shet takos, ku shumica e punëtorëve janë meksikanë ose guatemalas, por pronari është një shqiptar nga Kosova. Dhe ja pjesa interesante, menaxheri, ai që më jep një birrë sa herë që hyj aty, është serb. Kjo është mrekulli.

Përgjatë këtij takimit, Clinton rrëfeu edhe vendimin që mori në vitin 1999 për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.

“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë, dhe në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë, dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë,” tha Clinton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.