Bombola e gazit shpërtheu në flakë duke i marrë jetën një të riu
Fabrika e prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit, u përfshi nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi . Mësohet se humbi jetën një i ri, shtetas i huaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.
Punonjësit ishin në gjumë, kur një bombë gazi dyshohet se ka shpërthyer në flakë, ndërsa një prej tyre ka humbur jetën nga asfiksia dhe një tjetër përfundoi në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


