E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Braho në krye të SPAK, reagon me shpejtësi BE-ja
Lajme

Braho në krye të SPAK, reagon me shpejtësi BE-ja

Reagimi ndërkombëtar për zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK nuk ka munguar. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, e përshëndeti publikisht vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke theksuar rëndësinë që ka ky post për procesin e integrimit.

Gonzato u shpreh se delegacioni i BE-së ishte i pranishëm për të treguar mbështetjen ndaj KLP-së dhe për të ndjekur nga afër mënyrën e zhvillimit të procedurës. Sipas tij, funksionimi i SPAK është një shtyllë kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kusht i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim”, tha Gonzato.

Pas marrjes së 7 votave në KLP, Braho do të zëvendësojë Altin Dumanin në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Procesi i emërimit është monitoruar nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë treguar interes të vazhdueshëm për këtë garë të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.