Braho për “The Albanian Files”: Dy materiale kanë mbërritur në Prokurori
Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një komunikimi me gazetarët, ka dhënë detaje mbi disa çështje të rëndësishme, ndërsa ka prezantuar edhe bilancin e punës së institucionit për periudhën 1 janar – 15 korrik 2026.
Në fokus të interesit të mediave ishte edhe çështja e “Albanian Files”, për të cilën Braho konfirmoi se në Prokurorinë e Posaçme kanë mbërritur dy materiale kallëzuese, të cilat aktualisht janë në fazën e verifikimit.
Ai u shpreh se në këtë fazë nuk mund të japë më shumë detaje, por garantoi se çdo informacion i paraqitur do të shqyrtohet me kujdes nga organet kompetente.
“Janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon,” u shpreh kreu i SPAK.
Braho theksoi se Prokuroria do të ndjekë çdo pretendim dhe fakt të paraqitur, duke garantuar një proces të bazuar në ligj dhe prova konkrete.
Deklarata vjen në një moment kur SPAK po intensifikon aktivitetin hetimor në disa fronte, ndërsa çështje të ndjeshme po ndiqen me prioritet të lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



