E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Buja, rruga e shkurtër e gomerëve !
Lajme

Buja, rruga e shkurtër e gomerëve !

 

Irena Beqiraj

“Madhështia dhe mjerimi i gazetarisë të “INDRO MONTANELLI-t”

Ai shkruante:

“Ne gazetarët duhet të bëjmë llogaritë me një armik të pashpirt. Dhe në vend që ta luftojmë atë, jemi vënë në shërbim të tij: ky është televizioni…….

Televizioni mëson dhe i hap rrugën protagonizmit, që duke u bashkuar me gazetarinë, ka efekte katastrofike…….

Televizioni nxit interesin më të shëmtuar të gazetarëve të këqij, kërkimin me çdo çmim të bujës. Nëse dikush nga ju do të dojë të bëjë këtë profesion, shpëtojini joshjes nga buja! Kujtoni që ajo është rruga e shkurtër e gomerëve. Lejon të arrish përpara, por keq. Publiku është një kafshë e çuditshme, ngjan si një që kupton pak, por ka kujtesë, dhe nëse ju luani me besimin e tij, jeni i humbur”

E pra ndaj sot ne Shqipëri kemi emisione edhe drejtues e gazetarë që e pranojnë që qëllimi I tyre është audienca !

Montaneli vazhdon “Ne kemi një gazetari gjithnjë e më të keqe, sepse është përherë në kërkim të audiencës, gjithnjë e më shumë në kërkim të reklamës, duke kënaqur kështu përherë shijet më të këqija të publikut, në vend që ti korrigjojë ato”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.