‘Buka’ që kushtonte miliona, kodet sekrete të rrjetit Shqipëri–Amerika Latine
Detaje të reja janë publikuar nga dosja hetimore, lidhur me arrestimin e një grupi që dyshohet për trafikun e 1.3 tonëve kokainë nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë.
Në komunikimet e siguruara nga Prokuroria, rezultatet e përgjimeve tregojnë biseda për çmimet e kokainës, të cilës i referohen me pseudonimin “buka”.
Më poshtë paraqiten disa nga episodet kryesore të përgjuara:
Biseda e datës 08.02.2021
Midis kodit PIN … në përdorim të Igli Haxhiaj dhe kodit PIN …
…: Do një shok 20 buk në Hollandë… ka ai miku jot?
I. Haxhiaj: Ja duhet të flas…
I. Haxhiaj: Vllai, këtë ka tani. 28 ma lë mua.
…: Ja t’ja tregoj çunave.
Biseda e datës 10.02.2021
I. Haxhiaj: Po më thotë një shok tjetër që ka një të mirë në Rotterdam, me 27 na e lë. E ka logon 111. Ja të flas për foto.
…: Ok, më sill foto që ta flas… kjo është? Ma konfirmo.
I. Haxhiaj: Ajo është.
…: Po më thonë çunat me sill një foto të shohim luspen, po të thyer thuaje, vlla.
Më 12.02.2021, Haxhiaj dërgon edhe disa foto të tjera të “mallit”.
…: Ja i çova, sa të më kthejnë përgjigje. Pyete njëherë mos është e lamë…
I. Haxhiaj: Këto që të çova tani më thotë janë 100% colo, origjinale.
…: Ça vendi janë?
I. Haxhiaj: Rotterdam më duket. Po të pyes fiks se është një shok tjetër ky.
Biseda e datës 14.12.2020
…: Çfarë çmimi ka në Hollandë? Më pyet njëherë sa për info.
I. Haxhiaj: Ok dhe të them… Sa e ka çmimin kjo në BRC?
I. Haxhiaj: Në Hollandë nga 31.5 deri në 32.5 e kanë pas marrë këta çunat.
…: BRC diku 30, 29.5 mundem.
I. Haxhiaj: Janë shumë në Barcelonë?
…: 500, por mbase të japin sasi më të madhe në Hollandë, se duke i nxjerrë jemi.
Biseda e datës 15.12.2020
…: File Holland 29.5, është malli jonë…
I. Haxhiaj: Ja të flas vllai direkt. A janë shumë?
…: Vetëm që s’kemi shumë kile se po shpërndahen. Hap gojën sa do.
I. Haxhiaj: Në Barcelonë kush është që takon njerëzit? Se do me e pa njeri në Barcelonë… Dhe sa na e lë… më jep një adresë…
I. Haxhiaj: File, po m’i sjell nja 4–5 copa poshtë… A është mundësia m’i sjell në Shqipëri?
…: Unë jo. Unë t’i jap Holland ose Spain, pastaj shife vet.
I. Haxhiaj: Në Hollandë ja të shoh. Nga dreka do shkojë ky shoku në BRC që ta shofi…
Më pas, Igli Haxhiaj dërgon një audiofile me këtë përmbajtje:
“File, për atë që të thashë për t’i sjellë këtej… thashë t’i merrja për vete, më kupton. Transport kam, por nuk e di për lekët a duhen atje a s’duhen, a mund të na presësh… nuk e di.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



