E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burg për një pulë, ngjarja e padëgjuar më parë në mes të Tiranës
Lajme

Burg për një pulë, ngjarja e padëgjuar më parë në mes të Tiranës

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka ndarë një episod të pazakontë nga vitet e tij në sistemin e drejtësisë, duke treguar se si një qytetar ishte ndaluar dhe mbajtur në qeli për një vjedhje që sot duket absurde: një pulë.

Gjatë një interviste në emisionin “Dekalog”, Karanxha u kthye pas në vitet 2004–2005, kur shërbente si prokuror në Tiranë. Ai shpjegoi se komisariati nr. 4, i cili në atë kohë mbulonte zonat rurale përreth kryeqytetit, kishte proceduar arrestimin e një personi për vjedhjen e një pule nga një banesë private.

Sipas rrëfimit të tij, pronari i shtëpisë e kishte kapur vetë autorin në flagrancë dhe më pas kishte njoftuar policinë. Pas ndërhyrjes së uniformave blu, personi ishte shoqëruar dhe përfundoi në qelitë e komisariatit, pavarësisht se bëhej fjalë për një send me vlerë minimale.

“Imagjinoni, për një pulë njeriu mbahej në qeli”, u shpreh Karanxha, duke theksuar absurditetin e situatës edhe për standardet e asaj kohe.

Ai sqaroi se çështja u mbyll shpejt dhe personi u lirua, pasi vlera e vjedhjes nuk justifikonte masë arresti apo ndjekje penale të rëndë, por rasti mbeti si një shembull domethënës i mënyrës se si funksiononte sistemi në atë periudhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.