E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burgu shtëpia e  varfanjakëve  shqiptarë
Publik News

Burgu shtëpia e varfanjakëve shqiptarë

Sot pashë një meso grua me një djalë të  sëmurë  mendor që gdhihet burgjeve vetëm se konsumoi energji elektrike pa e paguar…

Përpëlitet ajo në qeli përpëlitet djali i sëmurë rrugëve të Tiranës… ska Avokate per atë ….ska në këtë palo shtet ku kriminelët dhe hajdutët elitarë merren me fushatë zgjedhore në krye te vendit.

Janë mbushur burgjet me njerëz të varfër që në tentativë për mbijetesë përfunduan pas hekurave. I pash disa sot, të gjithë ishin mbi të dyzetave dhe askush nga familjarët nuk kishte ardhur në seancën gjyqësore.
Ky është realiteti i zymtë në zyrat e gjykatave dhe dhe prokurorisë. Me fatin e tyre mund të luash si të duash janë pa avokat mbrojtës dhe rrinë kokëulur.
Për ata shpresa ka vdekur!

Burokratët  në zyrat e prokurorisë janë shumë rigorozë dhe të perpiktë në zbatimin e ligjit me këtë kontigjent që ka mbushur çdo pëllëmbë të burgjeve dhe paraburgimit. Arsyeja është fare e thjeshtë: nuk kanë lekë për të paguar poshtë e lart prandaj i nënshtrohen pikë e presje neneve te Kodit Penal dhe gezojnë të mirat e shtëpis së tyre ku nuk paguajnë për shpenzime mbijetese. Ata janë dhe të ndëshkuarit shembullore.  Statistikat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme rreth 22 % e numrit total të burgosurve u ulën me amnistine e fundvitit te miratuar në parlament.

Por burgjet sërish vazhdojnë të mbushen krysish me shtresën më të varfër dhe të pambrojtur të shoqërisë. Shumica as e kanë idenë e ligjeve dhe mbrojtjes ligjore. Gjykata të cakton avokat kryesisht . Mbrojta ligjore  e ofruar nga avokatë kryesisht lë shumë për të dëshiruar. Publik.live vjen së shpejti me një emision investigativ . Realiteti është i hidhur dhe skandaloz. /Publik.live/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.