E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burri i Alketa Vejsiut gati ndërtimin brenda Parkut të Liqenit
Lajme

Burri i Alketa Vejsiut gati ndërtimin brenda Parkut të Liqenit

Shembet godina shumëkatëshe pranë Parkut të Liqenit, banorët ngrenë pikëpyetje për procedurat dhe dëmshpërblimin

Një godinë shumëkatëshe pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë është shembur me fadromë gjatë një aksioni të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Sipas njoftimit të përcjellë në media, IMT-ja e Tiranës e ka paraqitur ndërhyrjen si pjesë të aksioneve të Bashkisë për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë, banorët pretendojnë se institucionet nuk kanë ofruar transparencë të plotë për arsyet, projektin dhe bazën ligjore të aksionit. Sipas denoncimeve të shpërndara në rrjetet sociale, disa familje kanë nxjerrë orenditë jashtë dhe kërkojnë sqarime për fatin e pronave dhe masën e dëmshpërblimit.

Në të njëjtat denoncime ngrihen pikëpyetje edhe për statusin urbanistik të zonës, e cila pretendohet se është ndryshuar nga zonë e gjelbër në zonë ndërtimi gjatë vitit 2022. interes dhe akses në zonën në fjalë ka Orion Construction i Ardian Neles, bashkëshortit të prezantueses televizive Alketa Vejsiu.

Veliaj duket se ia ka premtuar këtij të fundit ndërtimin brenda Liqenit, në një zonë shumë kritike, pranë kolektorëve dhe basenit me ujë.

Bashkia e Tiranës dhe IMT-ja duhet të bëjnë publike lejen ose vendimin e prishjes, statusin juridik të godinës, dokumentet urbanistike të zonës, projektin që pritet të zbatohet dhe mënyrën e dëmshpërblimit të familjeve të prekura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.