Bylykbashi nga dyert e SPAK: “ECO Park” më keq se Tuneli i Llogarasë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Në dalje për gazetarët, Bylykbashi deklaroi se kishte shkuar si kallëzues lidhur me aferën e ECO Parkut në Durrës, të cilën e cilësoi më problematike se Tunelin e Llogarasë.
“Është një kallëzim që është bërë në mars të vitit 2024. Duke filluar nga kryeministri Rama, kallëzimi është publik. Ne kemi bërë një konferencë dhe e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, ndërkohë që një kompani e lidhur me inceneratorët e ka kryer për 6.5 mln euro. Pra, 12.5 mln euro janë vjedhur. Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë”, tha Bylykbashi.
Ai nuk dha detaje të tjera, duke theksuar se dëshiron të ruajë sekretin e veprimeve hetimore.
“Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është bërë nga deputetët e grupit parlamentar dhe është një çështje që prek zonën zgjedhore të Bashkisë Durrës, ku kam pasur interes,” shtoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



