E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja “Balluku”, drejtuesja e KESH-it sërish në SPAK
Lajme

Çështja “Balluku”, drejtuesja e KESH-it sërish në SPAK

Drejtuesja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja “Balluku”.

Sipas informacioneve të bëra publike, Haxhiademi është thirrur nga prokurorët e posaçëm për t’u pyetur lidhur me këtë çështje. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera mbi arsyet konkrete të thirrjes apo përmbajtjen e dëshmisë së saj.

Haxhiademi kishte qenë sekretare e përgjithshme

Viola Haxhiademi ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Transporteve, përpara se të drejtonte KESH-in.

Paraqitja e saj në SPAK vjen në kuadër të zhvillimeve hetimore që lidhen me dosjen “Balluku”. Mbetet për t’u mësuar nëse nga marrja e saj në pyetje do të dalin detaje të reja për çështjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.