E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja ‘Balluku’, SPAK ‘troket’ në derën e ‘Kol Kyçit’
Lajme

Çështja ‘Balluku’, SPAK ‘troket’ në derën e ‘Kol Kyçit’

Kontroll shtëpisë së Sokol Ballës, dyshimet e forta

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duket se ka intensifikuar strategjinë hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke shtrirë verifikimet përtej saj, drejt rrethit familjar dhe shoqëror.

Në qendër të zhvillimeve më të fundit është vendosur edhe gazetari Sokol Balla, ish-bashkëshorti i Ballukut, i cili është përfshirë në këtë fazë të hetimeve si pjesë e verifikimeve financiare që po kryhen nga organet ligjzbatuese.

Sipas informacioneve, disa ditë më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtruan kontroll në banesën e Ballës. Ky veprim vjen në kuadër të dyshimeve që po hetohen nga SPAK, lidhur me lëvizje financiare që mund të kenë kaluar përmes personave të afërt me ish-zyrtaren e lartë.

Burime bëjnë me dije se para kontrollit në banesë, Sokol Balla është paraqitur në ambientet e SPAK, ku ka dhënë shpjegime mbi disa transferta parash jashtë vendit, përfshirë edhe në Austri. Këto transaksione janë pjesë e analizës financiare që po zhvillohet për të kuptuar burimin dhe destinacionin e fondeve.

Pas daljes nga SPAK, gazetari nuk ka pranuar të japë deklarata për mediat. Sjellja e tij është komentuar në media si e tensionuar, ndërsa është vënë re edhe një moment konfuzioni gjatë largimit nga ambientet e institucionit.

Hetimet ndaj Ballukut dhe personave të lidhur me të duket se po hyjnë në një fazë më të thelluar, ku fokusi është zhvendosur nga individi te rrjeti i mundshëm i bashkëpunëtorëve dhe mekanizmave financiarë.

Mbetet për t’u parë nëse këto zhvillime do të çojnë në ngritjen e akuzave të reja dhe si do të evoluojë më tej ky hetim që ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.