E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë e lidh Elisa Spiropalin me “Klajdi Resort”
Lajme

Çfarë e lidh Elisa Spiropalin me “Klajdi Resort”

SPAK SEKUESTRON CELULARIN E PRONARIT TË “KLAJDI RESORT” TRE MUAJ PAS PROMOVIMIT NGA ELISA SPIROPALI

Golem – Një zhvillim tronditës trazon skenën politike dhe mediatike: SPAK ka sekuestruar telefonin celular të pronarit të “Klajdi Resort” në Golem, Orman Kokoshi, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër organizatës kriminale të trafikimit të drogës, të drejtuar nga Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis e Ardian Çela.

Kontrollet e BKH-së në ambientet e resortit luksoz u zhvilluan me urdhër të posaçëm të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa Kokoshi konsiderohet një dëshmitar kyç në zinxhirin e provave materiale të hetimit.

Por ajo që e bën historinë edhe më të ndezur është fakti se vetëm tre muaj më parë, gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit 2025, Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, vizitoi dhe promovoi publikisht Klajdi Resort & Spa, duke e lavdëruar si “një investim familjar të ndërtuar me punë të ndershme, që sjell punësim dhe zhvillim për komunitetin”.

Në një postim në rrjetet sociale më 2025, Spiropali shkruante:

“Vizitë në Klajdi Resort & Spa, një investim familjar i Osmanit dhe Klajd Kokoshit që lulëzon me përkushtim… Një shembull frymëzues se si puna e ndershme dhe vizioni afatgjatë ndërtojnë besim dhe zhvillim.”

Tani, ky “shembull frymëzues” gjendet nën lupën e SPAK, në të njëjtin dosje ku GJKKO ka firmosur 16 urdhër-arreste, ka vënë në sekuestro 14 prona, përfshirë resortin luksoz “Ajman Park” në Xhafzotaj të Durrësit, si dhe struktura të tjera në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Lushnje.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje të mëdha mbi marrëdhëniet politike e publike të figurave të larta shtetërore me bizneset që sot janë në epiqendër të hetimeve për krim të organizuar.

A është kjo vetëm një koincidencë fatale për imazhin e Spiropalit, apo një hallkë e një zinxhiri lidhjesh mes politikës dhe biznesit nën hetim?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.